TIRANE - “Rrënimi e Rilindja”, këto dy fjalë ka zgjedhur Kryeministri i vendit Edi Rama për të përshkruar dy foto. Në dy fotot e postuara në faqen e tij në Twitter, Kryeministri Rama ka bërë një ballafaqim të gjendjes në hyrje të plazhit të Durrësit, ku ai ka dashur të tregojë se në ç’gjëndje ka qënë hyrja e plazhit më të populluar në shqipëri siç e quan ai, para 18 muajsh dhe si si është transformuar tani. Investimi i bërë nga qeveria në hyrje të këtij plazhi, pikërisht në zonën e njohur si mbikalimi i “Urës së Dailanit”, i ka kthyer kësaj zone një imazh të ri.
Rama në postimin e tij ka shkruar se qyteti i Durrësit në këto 18 muaj të qeverisjes së tij, ka pësuar më shumë ndryshime se në 18 vite.
“Rrenimi e Rilindja - Hyrja e plazhit me te populluar te Shqiperise. Ne 18 muaj per Durresin me shume se ne 18 vjet”, shkruan Rama

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com