FOTO/Shfaqet për herë të parë për
publikun një prej pikturave të Hitlerit

FOTO/Shfaqet për herë të parë për<br />publikun një prej pikturave të Hitlerit
Për herë të parë një pikturë vaji e Adolf Hitler do të shfaqet në një muze në Italinë Veriore.
 
Piktura nuk ka një emër dhe është huazuar nga një koleksionit privat gjerman për t'u shfaqur në muzeun e "Salo", në brigjet e liqenit Garda, në një ekspozitë e cila mban emrin "Muzeu i Çmendurisë".
 
Në pikturë shfaqen dy burra, një i ulur në një tavolinë dhe tjetri duke qëndruar në këmbë në hyrjen e një korridori të errët që shtrihet pas tij.
 
Ndërkohë kuratorja e ekspozitës, Vittorio Sgarbi është shprehur se piktuara nuk është asgjë e veçantë, madje ajo është shprehur se është diçka e pavlerë.
 
"Kjo është një pikturë nga një njeri i pashpresë, mund të ishte bërë nga Kafka, tregon shumë për psikologjinë e tij. Në këtë pikturë nuk mund të shihni madhështi, mund të shihni vetëm mjeri", është shprehur Sgarbi.
 
Adolf Hitler, kishte aplikuar dy herë në Akademinë e Arteve të Bukura të Vjenës në vitin 1900, prej të cilës ai u refuzuar të dyja herët, por pavarsisht se ai konsiderohet si një artist mediokër, puna e tij ka sjellë shuma të konsiderueshme në ankande gjatë viteve të fundit.
 
Ndërkohë në ekspozitë, krahas pikturës së Hitlerit do të eksopozohen edhe vepra të shumta nga artistë të njohur.
 
piktura e hitlerit
(Piktura e Adolf Hitler që është pjesë e ekspozitës)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Shkolla Emin Duraku, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës', Veliaj: Me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues

'Shkolla Emin Duraku, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës', Veliaj: Me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues