Kombëtarja shqiptare e futbollit po vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila luhet të premtë më 17 nëntor në orën 18:00 në transfertë dhe vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024.
Një pikë në Moldavi do dërgonte "Shqiponjat" në fazën finale të Europianit për herë të dytë në histori. Të grumbulluar në Tiranë, djemtë e thirrur nga Sylvinho kanë zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, me grupin që është plotësuar.
Tanimë është zbuluar edhe topi zyrtar i "Gjermani 2024". Fussballliebe, ky është topi zyrtar i ndeshjeve të Europianit. Në të është i përfshirë edhe teknologjia "Connected Ball", që dërgon të dhënë dhe i vjen në ndihmë VAR-it në rastet e dyshimta.