FOTO/Shtëpitë më të shtrenjta
dhe më luksoze në botë

FOTO/Shtëpitë më të shtrenjta<br />dhe më luksoze në botë
Nga Europa në Amerikë, nga Azia në Afrikë, ju prezantojmë me rezidencat më luksoze në tregun imobilar. Çmimet? Epo variojnë nga 11 milionë deri në 210 milionë euro. Një vilë gjigante në Bel Air, në rrethin më ekskluziv të kryeqytetit të filmit, ndodhet një fermë shumë simpatike e shekullit të 16-të e vendosur në mesin e shpateve të butë të fshatit toskan Singapore.

Gjithashtu edhe një vilë e madhe në me 10 dhoma në Marrakesh, apo një apartament me një çati të jashtëzakonshme në San Paolo në Brazil. Janë këto ndërtesat më luksoze aktualisht në shitje në tregun imobilarë. Epo për të blerë njërën nga ato pa dyshim duhet të mendohesh dy herë pasi janë shumë të shtrenjta. Çmimi varion nga një minimum prej 11.6 milionë euro deri në një maksimum prej mbi 210 milionë euro. 
 
Mund të duket çmim i tepruar, por justifikohet megjithatë nga fakti që pronat të tilla nuk kanë konkurencë në treg. Duke filluar nga vendodhja spektakolare, me pamje të mrekullueshme të detit, kodrave apo horizontit metropolitan ku ndodhen. Disa prej tyre kanë mure që nxjerrin në pah historinë, si në rastin e vendbanimit toskan të shekullit të 17-të, të tjerë përfaqësojnë një poster bashkëkohor të dizajnit.
 
Të përbashkët kanë më pas edhe hapësirën e brendshme mjaft të bollshme, me një numër dhomash gjumi nga 6 deri në 12, banjo, orendi pa fund, palestër, spa, bodrume për të ruajtur verën e shumë ambjente të tjera. Në rastin e vilave, të gjithë janë të zhytur në kopshte dhe parqe të harlisura, kanë pishina, fusha tenisi dhe me të vërtetë gjithçka që mund të imagjinoni për të jetuar në luksin më të ekzagjeruar. Dhe në lidhje me luksin, përmendim edhe tarracën me helikopter privat me qasje të drejtpërdrejtë nga zyra e pronarit të shtëpisë, ose bankinë private për të lundruar jahtin.

[gallery]24115[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtar, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon benzina

Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtar, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon benzina