TIRANË- Krahas ndërtimit të shkollave të reja, në Tiranë çdo ditë vijon puna për rikonstruksionin e shkollave aktuale. E radhës që është rikonstruktuar dhe është bërë si e re është shkolla 9-vjeçare "Fushas" në Baldushk. Tashmë rreth 200 nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillojnë mësimin në kushte shumë të mira dhe me cilësi më të lartë.
Kjo duket edhe nga fotoja e cila flet qartë për transformimin e shkollës nga një karakatinë, në një godinë moderne me të gjitha kushtet e nevojshme për fëmijët që zhvillojnë mësimin atje.
Bashkia Tiranë ka mbajtur premtimin që si në qendër, ashtu edhe në periferi fëmijët të kenë mundësinë të studiojnë me të njëjtën cilësi. Ndërsa nga rindërtimi i kësaj shkolle do të përfitojnë edhe të rriturit, të cilët do të kenë mundësi ta përdorin si qendër komunitare pas orarit zyrtar të zhvillimit të mësimit.
NDRYSHIMI SI NATA ME DITEN,,,,,BRAVO RAMA,,,,SALI BERISHA VA FANCULO...….
Përgjigju