FOTO/Strazimiri shpërndan fara
luledielli te çadra e protestuesve

FOTO/Strazimiri shpërndan fara<br />luledielli te çadra e protestuesve
Protesta e opozitës në Bulevard ka hyrë në ditën e 16, ndërsa nuk dihet se kur PD do të dalë nga kjo tendë e ngritur përpara Kryeministrisë. 

Siç ka raportuar edhe më herët Shqiptarja.com, protesutesit e kalojnë kohën duke luajtur shah, domino, apo letra bixhozi, ndërsa bie në sy konsumimi në masë i farave të lulediellit.  

Dhe pikërisht për këto të fundit është identifikuar edhe personi që furnizon protestuesit. 

Gent Strazimiri është fotografuar duke nxjerre nga çanta, fara luledielli.

Një vit më parë, deputeti i PD u bë objekt i mediave dhe i akuzave nga ana e maxhorancës, kur protestonte së bashku me shoqërinë civile te Parku i Liqenit, pasi u filmua me pistoletë në brez.

Ndërsa në çadrën e protestuesve në çantë mban fara luledielli. 

strazimiri
(Gent Strazimiri shpërndan fara luledielli te çadra)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë

Media britanike ‘Daily Express’: Vizitoni thesarin e pazbuluar të Evropës, Shqipërinë