Ashtu siç dihet tanimë programet e shumta në internet kanë bërë që shumë prej modeleve dhe emrave të ekranit të ndryshojnë pamjen e tyre dhe të shfaqen ndryshe nga çfarë janë në realitet.
Së fundmi ajo që nuk i ka shpëtuar këtyre ndryshimeve është modelja Cara Delevigne.
Ajo ka pozuar për markën e të brendshmeve “La Perla”, ku duket qartë që janë fshirë nëpërmjet programeve kompjuterike tatuazhet e reja poshtë gjoksit, si dhe ngjyra e lëkurës ka ndryshuar, nga e bardhë në të bronztë.

Gjithashtu ka ndryshuar pak dhe madhësia e formave të saj. Në foton për markën e veshjeve intime modelja duket më e mbushur po ta krahasojmë me foton e saj të shkrepur gjatë pushimeve në plazh.
Sipas njoftimeve Cara është paralajmëruar nga agjenisa e modës që të qëndrojë larg tatuazheve por ajo nuk e ka plotësuar dëshirën e agjensisë.
Ajo ka 7 tatuazhe në trup, të vogla dhe fine, por në setin e ri të fotove të gjithë tatutë janë fshirë.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com