FOTO/Tatuazhet me numra të
Serxho Ramos, ja domethënia

FOTO/Tatuazhet me numra të<br />Serxho Ramos, ja domethënia
Mbrojtësi i Realit të Madridit, Serxho Ramos, është kthyer në protagonistin kryesor të skuadrës në ndeshjet e fundit. 1 javë pasi shënoi në "El Clasico" në minutën e 90-të, Ramos shënon sërisht po në minutat shtesë, në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Deportivo La Korunja-s. 

Kapiteni i madrilendëve, i cili ishte në prag të largimit në verën e 2015-ës, është kthyer në pikën e referimit të skuadrës me golat e tij me kokë në minutat shtesë, pasi është e pesta herë që ndodh diçka e tillë sikurse në 2014-ën në finalen e Champions ndaj Atletikos dhe në superkupën e europës ndaj Sevijas.

Dje në mbrëmje ai ka postuar një foto në faqen e tij në Instagram ku shihen tatuazhet në dorën e tij të majtë. Janë katër numra me ngjyrë të kuqe në gishtat e tij dhe për secilin prej tyre, Ramos e ka një domethënie.

tattoo
 (Tatuazhet e Serxho Ramos të postuara mbrëmë në Instagram)

32 dhe 35 janë numrat e fanellave të cilat ai ka mbajtur veshur në kohën kur luante për ekipin e Sevijas. 19 është mosha kur firmosi me Realin e Madridit dhe debutoi me kombëtaren spanjolle ndërsa 90+ është koha e tij e preferuar në lojë në të cilën arrin të shënojë gjithmonë gola vendimtarë.

Ditët e fundit nëpër rrjëete sociale ka patur edhe foto humoristike në lidhje me të, ku thuhej se nuk do të quhet më kohë shtesë por do të quhet koha e Serxho Ramos-it.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani