Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu me flamurin kuqezi nga pas

Në media është bërë virale sulmi i komedianit “kosovar” Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët.

Ai është shprehur se shqiptarët janë xhelozë për kosovarët se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina.

E gjithë ky diskutim del herë pas here dhe duket se vjen si një teatër i stisur pasi nuk ka asnjë përmbajtje në shumicën e popullsisë në të gjithë anët e kufirit.

Pakica e zëshme e provincialëve që sulmojnë kush Kosovën e kush Shqipërinë, nuk është aspak e rastësishme.

Po Pse gjithë kjo urrejtje kundër Shqipërisë?

Unë Kreshniku jam shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjysmën e gjakut e kam në Kosovë dhe gjysmën në Shqipëri dhe po ju them me bindje që këto 50 vite urrejtja e jugut ndaj veriut apo anasjelltas ka pas gjithmonë prapavijë politike.

Ata që premtuan në Prishtinë bashkim të Kosovës me Shqipërinë mashtruan popullin dhe sot kanë dalë me teorinë e kombit superior Kosovar me argumentat se Shqipëria nuk ka:

- Dua Lipa

- Rita Ora

- Granit Xhaka

Në fakt këta nuk i ka as Kosova por Anglia, Amerika dhe Zvicra.

Askush nuk mund të garantoj sot se cila do ishte karriera e Dua, Rita dhe Xhaka nëse do jetonin në Kosovë.

Gjithsesi duke qenë se unë jam krenar si shqiptar dhe jo si kosovar për këto tre yje po rendis disa fakte që tregojnë se Shqipëria s’është më poshtë se Kosova dhe nuk urrehet nga shqiptaret e Kosovës por vetëm nga disa idiotë.

Nivelet relativisht janë të barabarta por:

1- Nga statistikat 30% e “kosovarëve” duan të jetojnë në Shqipëri dhe vetëm 1% e “shqiptarëve” duan të jetojnë në Kosovë.

2- 90% e diasporës blejnë shtëpi në Shqipëri dhe jo në Kosovë.

3- Në universitetet europiane numri studentëve nga Shqipëria është dyfish më i lartë se shqiptarëve të Kosovës.

4- Integrimi social i shqiptarëve në Europë është më i shpejt se “kosovarët” pavarësisht faktit që Shqiptarët e Shqipërisë dolën nga izolimi drejt perëndimit 40 vjet më vonë se “kosovarët” që lëviznin lirisht me pasaportat e Jugosllavisë.

5- Rinia dhe pleqtë e Shqipërisë flasin më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri se ata e Kosovës. (Pa llogaritur serbishten)

6- Ka më shumë studentë nga Kosova në Shqipëri sesa nga Shqipëria në Kosovë.

7- 99% e artistëve dhe sportistëve nga Kosova ëndërrojnë flamurin kuqezi që të përfaqësojnë Shqipërinë, dhe 0% nga Shqipëria që duan të përfaqësojnë Kosovën.

Sigurisht që Kosova ka qindra talente më shumë në disa sporte të tjera si trashëgimi e zhvillimit sportiv në Jugosllavi: Futboll, basketboll, handball, volejboll etj. por kjo ka të bëjë me prioritetet e sistemeve të kaluara.

- Ismail Kadare ishte shqiptar dhe asnjëherë Ne nuk thamë që ai nuk është Kosovar

- Inva Mula është soprano e Shqipërisë dhe jo e Kosovës

- Dy vëllezërit Belushi në Holliwood njihen si shqiptar dhe asnjëherë Ne nuk u thamë ata janë Korçar apo s’janë kosovar.

Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, tre vëllezërit Frashëri, Çajupi, Ismail Qemali, Gjergj Kastrioti dhe qindra legjenda nuk ishin “kosovar” por ishin shqiptar.

Kjo garë e nxitur nga Beogradi ka gjetur terren në Kosovë nga ata që premtuan bashkim por po bëjnë largim.

Kush propagandon kombin kosovar, nuk është shqiptar.

Unë Kreshniku me gjak nga Kosova, jam krenar që u rrita në Shqipëri dhe e them me plot gojën,

S’ka Kosovë pa Shqipëri.

Kosova s’është krahinë, por ka qenë dhe do mbetet zemra e Shqipërisë!

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • James: 20/09/2024 20:33

    Ju së pari me analizën e juaj debile béni përçarje ndërshqiptare e jo Albini, komb Kosovar as që ka egzistuar as që do të egzistojë, politika antagonike e kryeministrave sidomos asaj e Edi Ramës ka bërë përçarje edhe më të madhe, nuk ka as superioriteit as inferioritet të Shqiptarë ku do që jetojmë në Ballkan, përveç kombit Shqiptarë në Europën juglindore (Ballkan)ne shqiptarët të ndarë në 5 shtete ska tjetër komb por vetëm një dhe i pandarë pa marë parasysh se nga e ka origjinën…..

    Përgjigju
  • gjergji: 29/08/2024 12:10

    Nje gje eshte e vertete: cilesia e intelektualeve kosovar eshte me e larte se ajo e shqiptareve te Shqiperia.(Shikoni perberjen e Akademis se Shkencave e te albanologjis ne Kosove e krahasojeni me at te Tiranes.Cfar ndryshimi cilesor).sHQIPTARET E ARSIMUAR TE kOSOVES kan pasur kushte shume me te mira per te studiuar mbrenda Jugosllavis e ne shtete te ndryshme Europiane,per te zgjeruar horizontin e dijeve te sferave te ndryshme qe jan arsimuar.Eshte fakt.

    Përgjigju
  • hektor: 29/08/2024 09:54

    Është një e vërtetë që vetëm shpellarët nuk duan ta kuptojnë...përçares të kombit shqipëtar janë ALBIN KURTI,SALI NON GRATA dhe LIKE FLORIRI..

    Përgjigju
  • Adi: 28/08/2024 21:54

    Kosovarët janë superiorë, duhet edhe të ndjehen të tillë! Jan çliruar pa ndihmën e Shqipërisë, e bënë shtetin pa asnjë ndihmë nga Shqipëria biles i është dashur shumë të kujdeset nga karremet dhe intrigat që u bënin serbia me Shqipërinë! Në momentin që është kyqur politika Shqiptare në Kosovë është bërë mut! Tani dëgjoni ju bregovicin dhe tiktokun e Gjergj lucit me Olsi Ramën se si duhet të bëhet Ballkani i hapur dhe valvitni flamurin e serbit....bashkim jo se jo por si duket as komshi të mirë jo!

    Përgjigju
    • Lala: 29/08/2024 06:56

      Kosova eshst cliruar Pa ndihmen e shqiperise? Ku I gjeten Armet? Kush I trajnoi? NGA niseshin per te sulmuar.te vazhdoj me me pyetje? Pallosh shqipfolles

    • Shah mat: 28/08/2024 23:19

      Shah Mat

  • Dakord: 28/08/2024 17:55

    Në fakt ju vetë z. Kreshnik po nxisni duke u kundërpërgjigjur me të njëjtën gjuhë dhe argument. Liria e fjalës ka meritën e madhe që na bën të marrim vesh kush janë budallenjtë. Hedh një gur në lumë një budalla i thonë kësaj e 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Injorojini budallenjtë se po na fusni në idiokraci duke replikuar me ta :(

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 28/08/2024 16:28

    OK,Z.K.SPAHIU:Mos i bjer rrotull,por BIERI MË DREJTPËRDREJTË: -Personazhi që ka futur URREJTJEN MIDIS 2 SHTETEVE ËSHTË SALI RAM BERISHA,të cilin e ka mbështetur ALBIN KURTI dhe LAKEJT E 2 PERSONAVE SHPIRTË ZINJ. -Saliu e shtyu A.Kurtin të krijoi P/VV në Shqipëri për të rrëzuar KM Rama nga pushteti.Po,kështu A.Kurti është kundër SHBA+BE,ku E.Rama është 100 % PRO TYRE & këshillon A.K të mos merret me Serbinë por të dëgjoi ALEATËT..!Pasi në këtë mënyrë A.K po ndihmon VUÇIÇIN QË KOSOVA TË JETË E DESTABILIZUAR..VUÇI BAROOTI NË BALLKAN(E.HOXHA) -Sb në 1997 hodhi VERIUN e Shqipërisë kundër JUGUT duke shkaktuar luftën civile..Kjo metodë e tij cazhdon edhe sot me protestat në unazën e Tiranës..! -Në 1998 Sb thirri në ndihmë KM KOSOVAR BUJAR BUKOSHI për të bër GRUSHT SHTETI NË SHQIPËRI,ku S.Millosheviçi pagoi 20.mil.$ për destabilizimin e Shqipërisë..!Sa Kosovar vrau Sb në ato vite..Si REMZI HOXHA,etj. -Sb ka kën kundër Kosovës SHTET TË PAVARUR,kundër RAMBUJES,KUNDËR I.RUGOVËS,KUNDËR UÇK duke e quajtur BANDË..! •Kush ndihmoi që udhëheqsit e UÇK të shkojnë në Burg në Hagë..?? A ka shkuar Sb+Ak Hagë për ti parë..? A.Kurti nuk po paguan avokatët e tyre..!! ● PRA,KËTA 2 PERSONAZHE SALIU+KURTI KAN ushqyer MILITANTËT E TYRE me URREJTJE që çojnë në acarime e përçarje në popull..! • Në qershor.. dëgjova në TV NEXHMEDIN SPAHIUN KOSOVAR I CILI DEKLAROI..BISNESET SHQIPËTARE NUK I DUAN KOSOVARËT SI KLIENT..Kjo shkonte me opinionin e Sb që po bënte THIRRJE NGA BALLKONI 8-të.Ky personazh ka folur kundër E.Ramës i njëllojt si SaliKërma non grata..! -E.Lalaj,0..2716 592.

    Përgjigju
    • @Ethem: 28/08/2024 17:44

      Ethem,,,tè na rruajè Edi Rama sa malet. Kush flet kundèr tij, tè varet nè litar, apo jo? Jo, ti nuk quhesh Osman por ti je Osmani jonè dru me pre. Ikni o aman dhe kullotni bagèti apo merruni me pula nè ato fshatrat nga erdhèt, ose shkoni nè gjèndje civile dhe hiqni kèto emra turq se duam tè shkojmè nè europè si shqiptarè dhe jo zvarranikè pushtetesh,,,Nexhmedinè, Osmanè, Ethemè.

  • Gjergj: 28/08/2024 16:05

    Kush po i nxit? Njè Osman i papunè, "i njohur nè Kosovè si humorist" me role grash,,foli pèr tè tèrhequr vèmèndjen dhe ia arriti. Nè fakt, nuk èshtè hera e parè qè ai thotè gjèra tè tilla, si edhe nuk èshtè i vetmi atje qè mendojnè se kanè njè pèrqindje jo tè vogèl nè Kosovè, "pas vetes". Injoranca dhe analfabetizmi, janè ulur kèmbèkryq nè Kosovè, ky èshtè realiteti sot. Gjuhèn e mèmès, nuk dinè as ta flasin siç duhet dhe lère mè ta shkruajnè. Shqipja nè Shqipèri, kètij kontigjenti, i duket greqisht. Kèta, pèrbèjnè bazèn e asaj qè quhet ANÈS DRITÈS I PAPARÈ dhe qè mund tu tregosh barcaleta si Osman "humoristi",,apo "intelektualè" qè i bien trompetave tè "kombit kosovar". As Rita Ora dhe askush nga emrat e pèrdorur nga Osmanèt e tallavasè, nuk i ka kèrkuar kètyre tè dalin dhe tè pèrdorin emrat e tyre pèr palaçollèqe analfabetèsh qè nuk e dinè as vetè se kujt i pèrkasin. Kosova nuk ka vetèm Adem Jasharè dhe Agim Ramadanè qè bèjnè krenar njè komb tè tèrè. Me ta,,,edhe tè gjithè ata 20 mijè qè rrokèn armèt dhe luftuan pèr dinjitet, mes tyre edhe shumè nga Shqipèria. Nè Kosovè, ka edhe Osmanè, ka edhe 60 mijè mashtrues ordinerè qè futen nè listat e veteranève sikur kishin bèrè namin nè luftè, pa qènè as edhe 1 ditè pjesè e saj. E bèjnè pèr disa kacidhe mujore, e bèjnè pèr tè rrjepur shtetin e tyre qè aspak nuk e duan siç duket. Janè i vetmi grup etnik nè atè vènd qè vetèquhen "kosovarè". Provojeni ti thoni njè serbi tè Kosovès qè qènkèsh kosovar dhe do dègjoni pèrgjigjen. Edhe komuniteti rom biles, thotè qè jemi romè. Kèta Osmanèt me shqipen e çalè,,,duan tè shkojnè nga Rozhaja,,,,,a e dini çfarè,,,,,shkoni ku tè doni, vetèm lini Shqipèrinè pa prezencèn tuaj. Shqptarè tè Kosovès,,,,MIRÈSEVINI. Osmanè "humoristè kosovarè",,,,rruga e mbarè pèr Rozhaj apo pèr kudo qè tu teket.

    Përgjigju
  • Beni: 28/08/2024 15:40

    Fajin e kerkojme si gjitnmone te të tjeret por ne fakt jemi vete fajtore dhe asnje tjeter

    Përgjigju
  • Ulqini: 28/08/2024 15:23

    Edhe Albini vet me origjine nga Ulqini eshte ! Po nejse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21