Shtëpia është vendi ku të gjithë ndihemi të sigurt,vendi ku ndihemi të lirshëm, dhe nuk ka fare rëndësi sesa e madhe është kjo shtëpi, ose sic thotë edhe shprehja “Home Sweet Home’ Shtëpi e ëmbla shtëpi’

Këto foto duken surreale por janë të vërteta, janë shembuj sesi mund edhe të jetosh në hapësira shumë të vogla sikur në një kuti.

Në vetëm 2 metra katror shumë prej këtyre banorëve kanë ndërtuar shtëpinë e tyre.Wong Tat-ming 63-vjecari jeton në një hapsirë rreth 1 metër duke paguar qiranë prej 310 dollarë në muaj.

Shtëpia e tij përfshin një shtrat, një televizor me ngjyra dhe një ventilator.

Në Hong Kong rreth 200 mijë njerëz mes të cilëve 35 mijë fëmijë nën moshën 15 vjec të cilët jetojnë në shtëpiza të tilla, në këto apartamente të vegjël që duken si një kuti.

Dhe madje kjo mënyrë jetese është përhapur kaq shumë saqë autoritetet shprehen se këtë vit janë shtuar me rreth 18% krahasuar me 4 vitet e mëparshme.

 “Jam betuar të ndihmojë qytetarët e Hong Kong  në mënyrë që të kenë shtëpi më të mirë dhe kushte më të mira jetese. Por kemi nevjëpër ndihmë nga qeveria” u shpreh shefi ekzekutiv i Hong Kong.

“Nuk ka hapsirë as për të kryer marrëdhënie seksuale” shprehet një avokat  aktivist për të drejtat e njeriut.
 
Ndërsa një asistent social shprehet se nëse ky problem nuk zgjidhet do të ketë edhe probleme edhe më të mëdha.

[gallery]22961[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com