Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, është gati të lërë ekipin e tij të zemrës Boca Juniors, për t’i hapur rrugën një aventure të re kësaj rradhe në Kinë.

Ish-lojtari i Juventus-it nuk i ka rezistuar dot ofertës super të majme që i është ofruar nga kinezët dhe ka pranuar se do jetë pjesë e ekipit të Shanghai Shenhua duke filluar nga viti i ardhshëm.

Tevez do të përfitojë një shumë prej 615 mijë paundësh në javë, si asnjë futbollist tjetër në botë. Në ndeshjen e fundit me Bocan të luajtur dje, Apashi siç njihet ndryshe arriti të shënojë në fitoren 4 me 1 ndaj La Bomboneras dhe më pas u zëvëndësua në minutën e 90-të duke marrë duartrokitje dhe ovacione nga i gjithë stadiumi.

Momenti emocionues u shoqërua dhe me hyrjen e një tifozi në fushë, i cili u drejtua për tek argjentinasi duke u ulur në gjunjë dhe duke e përqafuar në shenjë falenderimi për kontributin e tij tek Boca Juniors.

Shumë të tjerë i kanë kërkuar benjaminit të tyre të rishikojë vendimin por sulmuesi duket i vendosur në largimin e tij. Përreth fushës janë vendosuar pankarta të shumta me shkrimin “Tevez, të lutem mos u largo”, megjithatë ndarja mes palëve ka qënë mëse miqsore.

Kujtojmë që Tevez u largua nga kampionët e Italisë përpara dy sezonesh, për t’iu bashkuar ekipit ekipit të tij të zemrës në drejtim të sukseseve në kampionatin argjentinas.

[gallery]20206[/gallery]

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com