FOTO/Tifozët e Tiranës “ngrenë pritë”
në shtëpinë e presidentit Refik Halili

FOTO/Tifozët e Tiranës “ngrenë pritë”<br />në shtëpinë e presidentit Refik Halili
Mund të quhen tifozët më të pakompromistë në raste të veçanta, sa u përket kauzave të tyre, në futbollin shqiptar.

“Tirona Fanatics” kanë treguar se bëjn shumë për problemet që i shqetësojnë ndaj nuk ngurojnë të dalin në mbrojtje të skuadrës së zemrës. Të vetmet protesta për probleme të një skuadre futbolli në Shqipëri janë bërë nga ata.

Natyrisht, mund të ketë edhe teprime, sikurse janë ndërhyrjet dhe ultimatumet në vendimmarrjet e presidencës. Kjo e fundit njihet se i ka mbështetur shumë tifozët, edhe financiarisht, në rastin e Tiranës, ndaj nuk e meriton një braktisje e kthim shpine, siç po ndodh tani te bardheblutë.

Harbimi dhe bojkoti i skuadrës erdhi si pasojë e lejimit të Partizanit për të luajtur në “Selman Stermasi”  kundrejt një shume prej 4 milionë lekësh të vjetra, që klubi i kuq paguan për një ndeshje e sidoqoftë nuk janë pak për t’u rënë me shqelm askush.

Bojkoti ndaj skuadrës së zemrës është shoqëruar së fundi me një veprim prej ultrasish të vërtetë, si në vendet e huaja, teksa natën kanë varur një banderolë në rrethimin e vilës së presidentit Refik Halili. 

Edhe pse e konsiderojnë atë ish-president, sërish e kanë në shënjestër. Duket se inati do edhe shumë kohë që t’u dalë, ndoshta me mbarimin e këtij sezoni, ndaj në këtë drejtim shkon edhe veprimi më i fundit i “Tirona Fanatics”.

tf06
  ( Banderola e tifozëve të Tiranës vendosur në shtëpinë e presidentit Halili )

“Vitet do kalojnë, Tirona do bohet, turpi dhe tradhtia, kurrë s’do harrohen!”- ishte përmbajtja e parrullave në baner. Ndërkohë, në faqen e tyre, ku është publikuar kjo parrullë, është edhe mesazhi tjetër: “Tifozat nuk flejnë, z.ish-president. Tirona do bohet!”

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit