Dy mjetet e para elektrike u dhuruan nga “GREEN Projects” ndërsa Bashkia Tiranë ka bërë të ditur se investimet dhe zgjerimi i hartës rekreative kërkon respektimin e rregullave.
Tirana është qyteti i parë në vend, i cili ka nisur testimin e autobusëve elektrikë në transportin publik urban, por që njëkohësisht ka nisur nga puna për transformimin e shërbimit taksi, duke sjellë një qasje të re miqësore ndaj mjedisit me kosto ekonomike shumë më të ulët. Flota e taksive elektrike në kryeqytet, si dhe të mjeteve të transportit alternativ të lëvizjes, pritet të ulin nivelin e ndotjes në kryeqytet.
(Mjet elektrik me zero ndotje e zhurmë)
d.c./shqiptarja.com









