Divorci Meta-Kryemadhi, Romeo Kara për Report Tv: Rrugët e tyre ndahen edhe politikisht! Berisha mori vulën, por nuk fiton dot zgjedhjet

Divorci mes Monika Kryemadhit dhe kreut të PL Ilir Meta, pritet të sjell edhe një ndarje politike të dyshesh.

Këtë e bëri të ditur juristin Romeo Kara, i ftuar në 'Studio Live', me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, i cili u shpreh se kjo ndarje ka ardhur edhe për shkak se Kryemadhi nuk ka deklaruar në SPAK, ato që do të donte Ilir Meta.

Për juristin, Kryemadhi pas daljes nga SPAK kur u thirr për tu marr në pyetje është shfaqur më e qetë, ndërsa Meta i tensionuar.

“Meta dhe Kryemadhi janë në duealizëm të përhershëm.  Monika nuk është nga ato që duron pa e thënë atë të sajën, dhe këto probleme kanë shkuar deri aty sa nuk mund të jetojnë dot bashkë.  Monika nuk ka deklaruar si ka dashur Meta dhe si i ka interesuar Metës në SPAK. Meta ka problem që ta pranojë të vërtetën dhe realitetin dhe e shoh të tronditur, nuk ka qetësi, Monika ka qenë më e qetë. Monika ka hyr dhe ka dal e qetë nga SPAK, e kontrolluar, kurse Meta është i tensionuar. Rrugët e tyre janë ndarë, edhe politikisht do jenë të ndarë”, tha ai.

Jurisiti komentoi edhe marrjen e vulës së PD nga Berisha.

Por, pavarisht se mori vulën, për juristin Berisha nuk mund të fitojë dot në zgjedhjet e ardhshme.   

“E morën vulën dhe s’ kanë ku ta çojnë tani. Berisha e mori vulën por janë shancet të pakta për të fituar zgjedhjet. Ku do e çojnë Shqipërinë këta po e morën. Këta dy nuk flenë gjumë, janë çakërdisur të dy, kanë të ikur dhe ata që shkojnë pas tyre. I çoj nga gjumi ca të LSI Meta dhe i çoj në konventë me zor”, tha ai.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet Meta -Berisha juristi tha se Berisha bashkëpunon me Metën edhe pse vite më parë e akuzoi për CEZ-DIA.  

“Në 2015 ky i PD ka thënë për liderin tuaj ‘kokë e qelbur kokë e krimit’  për korrupsion CEZ-Dia. Këta sot të shajnë nesër të lëpijnë.  Thuaj metës që ky lider i PD të ka thënë ‘kokë e qelbur kokë e krimit’”, tha ai.

Një koment për divorcin Meta-Kryemadhi për 'Studio Live’  e pati edhe Faik Basha anëtar kryesie i PL. 

Ai deklaroi se mendimet e kundërta në poltikë duket se ndikuan edhe jetën personale duke sjell divorcin mes Metës dhe Kryemadhit.  

“Meta e ka thënë qëndrimi i kryemadhit në SPAK ka qenë një nga ato arsyet që erdhi ndarja. Marrëdhënia e tyre nuk është vetëm personale është edhe politike, kanë pasur detyra, kanë qenë deputet. Kur ajo ka mendime të kundërta, ndikon edhe në jetën personale”, tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Berisha s’ka këllqe të arrijë te Rama, bën të ‘fortin’ me Veliajn

Jakin Marena: Berisha s’ka këllqe të arrijë te Rama, bën të ‘fortin’ me Veliajn