TIRANE - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të premte rreth orës 16:00 pranë shkollës "Ismail Qemali" në Tiranë.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një grua e cila është përplasur nga një automjet tip "Skoda" me drejtues Agron Dedja, 21 vjeç, teksa po përpiqej të kalonte rrugën në Bulevardin "Zhan D'ark". Ajo ndërroi jetë në spital edhe pse u transportua me urgjencë pas aksidentit. Guaja nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga përplasja e automjetit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit: ''Me datë 24.11.2017, rreth orës 16:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Zhan Dark” ka ndodhur një aksident: Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton se: Në bulevardin ” Zhan Dark” , shtetasi Agron Dedja, 21 vjeç, duke drjetur mjetin, ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën. Shtetësja e paidentifikuar akoma ka nderruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vëndngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes'', raporton policia.
/Shqiptarja.com

Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamje nga ky aksident i rëndë.

(Gruaja e aksidentuar pranë shkollës "Ismail Qemali")
(Vendi i ngjarjes dhe makina tip "Skoda" që shkaktoi aksidentin)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO