Rradhë kilometrike mjetesh janë shënuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, në aksin që të çon drejt rreth-rrotullimit të Bradasheshit e më tej drejt Tiranës.
Trafiku i rënduar siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv ka vijuar për orë të tëra, ndërsa në terren u angazhuan dhe efektivët e policisë rrugore për të normalizuar qarkullimin.
Ky aks njihet për problematikën e trafikut sidomos në pikun e sezonit veror dhe në fundjavë pasi është një nga segmentet kyçe që lidh kryeqytetin e Elbasanin me jug-lindjen.










Komente
Komento