FOTO/ Trump triumfon në garën republikane në Iowa: Koha për të bashkuar vendin

FOTO/ Trump triumfon në garën republikane në Iowa: Koha për të bashkuar vendin

Donald Trump

Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi një fitore të madhe në garën e parë presidenciale republikane të vitit 2024 në Iowa të hënën, duke forcuar statusin e tij të fortë si kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan, pavarësisht se u përball me një sërë akuzash penale.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis përfundoi në vendin e dytë, duke lënë pas ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley, teksa luftojnë për të dalë si alternativa kryesore ndaj Trump.

Me 95% të votave të pritshme të numëruara, Trump kishte 51%, ndërsa DeSantis ishte në 21% dhe Haley 19%, sipas Edison Research. Diferenca më e madhe e fitores për një grup parlamentar republikan në Iowa ka qenë 12.8 pikë përqindje për Bob Dole në 1988, raporton CNN.

Rezultati pasqyroi popullaritetin e tij në mesin e votuesve republikanë, edhe pas akuzave, atë të përfshirjes së tij në sulmin e 6 Janarit 2021 në Kapitol dhe mbajtjen e dokumenteve të kalsifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Votimi është hapi i parë në një proces që ka të ngjarë të shohë ish-presidentin të zgjedhur si kandidat republikan për zgjedhjet e nëntorit.

“Mendoj se tani është koha që të gjithë ne, vendi ynë të bashkohemi. Qofshin republikanë, demokratë, liberalë apo konservatorë”, u tha mbështetësve në qytetin Des Moines, ish-presidenti, i cili njihet për retorikën e tij tipike agresive.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione