FOTO/ U aksidentua në pistën e
skive, i shpëton merkullisht vdekjes

FOTO/ U aksidentua në pistën e<br />skive, i shpëton merkullisht vdekjes
Natty Hagood, një instruktor skish, i ka shpëtuar për mrekulli një gjymtimi të mundshëm pasi ka pësuar një aksident të tmerrshëm gjatë kohësh që ishte në pistë.
 
29-vjeçari, ka tentuar të kalonte mes dy pemëve dhe vetëm pas pak sekondash e ka parë veten e tij të shtrirë në borë, duke mos e ndier pjesën e poshtme të fytyrës.
 
Një nga degëve e pemëve kishte përshkuar buzën e tij të poshtme, por fatmirësisht nuk kishte shkaktuar asnjë dëmtim serioz në kokë, i cili mund t'i rrezikonte seriozisht jetën 29-vjeçarit.
 
"Mendova se mos ishte jaka ime e xhupit por kur u përpoq ta shtyja e kuptova se ishte një degë peme", tregon Hagood për "Daily Mail", duke shtuar se pasi ka thyer degën e cila ishte e gjatë rreth 45 centrimenta është çuar në këmbë dhe i ka thirrur mikut të tij që e shoqëronte, duke i thënë se ishte bërë me një "pirsing" të ri.

skiatori 

Pasi patrulla e skive ka ardhur në vendngjarje për t'i dhënë ndihmën e parë, instruktori 29-vjeçar është dërguar në spital ku i është bërë edhe heqja e pjesës së mbetur të degës nga buza.
 
Gjithashtu bluzat e bardha i kanë dorëzuar Hogood edhe faturën e shpenzimeve mjekësore prej 1,500 dollarësh, një shumë që 29-vjeçari nuk mund ta përballonte.
 
skiatori

Ai themeloi një faqe interneti, "GoFoundme", për të siguruar shumën e nevojshme për të paguar shpenzimet spitalore, e cila u grumbullua vetëm pas disa orë pas ngritjes së faqes.
 
skiatori

Edhe pse ndodhet ende në shtratin e spitalit, Hagood nuk e ka humbur humorin dhe pozitivitetin e tij, pasi në në mesazhin e tij të falenderimit për të gjithë personat të cilët ndihmuan në sigurimin e shumës së nevojshme për të paguar faturën e spitalit ai shkruan, "Kjo ishte komplet e paparashikuar. Besoj se tashmë do të më duhet ta rikonsiderojë vendosjen e një pirsig në buzë".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, policia vë nën hetime edukatoren 24-vjeçare, nëna e akuzon se i dhunoi djalin 3 vjeç

Tiranë, policia vë nën hetime edukatoren 24-vjeçare, nëna e akuzon se i dhunoi djalin 3 vjeç