Ditën e shtunë ka qenë vetëm dita e tretë e uljeve të mëdha te TEG-u por kjo nuk i ka penguar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që të dynden drejt Qendrës Tregtare, madje ky numër është aq i madh sa trafiku përgjatë autostradës që të çon në TEG është paralizuar plotësisht.

Markat më të njohura në botë si Zara, Mango, Okaidi, Spar, Jumbo, si dhe Neptun, apo dyqane të tjera kanë ulur çmimet deri në 50%.

[gallery]19744[/gallery]
Ndërkaq, TEG nuk ofron vetëm ulje, gjithashtu për kategorinë më të dashur për të gjithë ne - fëmijët, çdo ditë janë organizuar shfaqje të ndryshme nga teatri i kukullave, shfaqje cirku, dhe festime pa fund.

Drejtuesit e TEG njoftojnë që shorteu i madh do të hidhet ditën e dielë, datë 20 Nëntor, në orën 18.00 ku për fituesin do të ofrohet shumë prej 500.000 lekë për të bërë blerje në të gjitha dyqanet e TEG.

Çdo kush që ka bërë një blerje 1000 lekë e sipër, ka mundësinë të jetë fituesi i këtij shorteu të jashtëzakonshëm.

TEG do të jetë i hapur për qytetarët deri në orën 22.00 gjatë këtyre ditëve.

TEG, Qendra më e madhe në Shqipëri është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një nga më të medhenjtë në rajon.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com