Jack Ma, themeluesi i gjigandit “Alibaba”, ka surprizuar me performancën e tij në festën e përvjetorit të kompanisë së tij.

Gjatë zhvillimit të festës, në skenë është ngjitur një person me maskë në fytyrë që ka performuar nën ritmin e këngës së legjendës së muzikës POP, Michael Jackson.

Në mes të performancës Ma ka hequr maskën duke i surprizuar të gjithë të pranishmit në festë.

Performanca e Jack Ma ndodhi në festën e organizuar për 18-vjetorin e krijimit të kompanisë së tyre. 

Ndërkohë, kujtojmë që themeluesi i kompanisë ka përfermuar edhe në festën e 2009, ku Jack Ma u shfaq me një paruke bjonde dhe u shfaq me një stil punk rock.[gallery]23880[/gallery]