TIRANË - Ndërsa 21 qershori po afron, dy kandidatët kryesorë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dhe Halim Kosova kanë qenë të ftuarit e nderit në aktivitetin e organizuar nga  Komiteti Mysliman Shqiptar.
 
Përkrah kandidatit të PD, Halim Kosovës qëndronte kreu aktual i Bashkisë, njëherazi kreu i PD, Lulzim Basha. Ndërsa kandidati i PS, Ministri Veliaj shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Mirela Kombaro.
 
Aktiviteti i organizuar për të 10-tin vit radhazi nga KMSH në bashkëpunim me Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema” zhvillohej si pjesë e programit festiv në përkujtim të Profetit Muhamed.

veliaj kosova
veliaj kosova
veliaj
( Foto nga aktiviteti )
 
Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj e të reja, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim e vlerësim të njeriut që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë.
 
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, duke folur për personalitetin që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e historisë njerëzore, u shpreh se në çdo vend ku përmendet emri i tij, mbushet plotë dritë, mëshirë e dashuri dhe se përkujtime të tilla nuk janë ditë të thata përkujtimi, por janë ditë prove të moralit tonë individual dhe shoqëror përballë moralit të Profetit tonë, Muhamedit.
brucaj
 
"Sot jemi mbledhur të gjithë së bashku nën çatinë shpirtërore të më të dashurit të Zotit dhe të gjithë universit, jemi mbledhur nën atmosferën shpirtërore të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të! Ne besojmë se çdo vend ku përmendet emri i tij, mbushet plotë dritë, plot mëshirë e plot dashuri", tha Kryetari Bruçaj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)