Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së martës pasi u qëllua me armë nga një efektiv policie.
Së bashku me deputetin e Partisë Socialiste Ulsi Manja, Veliaj u prit nga familjarët e 25-vjeçarit të ndjerë në shtëpinë e tyre në Laprakë, ku i shprehu babait të Klodianit, Qazim Rashës, ngushëllimet për humbjen e jetës së djalit.
Kujtojmë se edhe Kryeministri Edi Rama, mënjehërë pas kthimit nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh për vaksinën anti COVID, ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha. Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit, Eliza Spiropali dhe deputeti Ulsi Manja.
Nga Golemi, ku ka vizituar Xhaminë e zonës, e cila sot u pajis me certifikatën e pronësisë pas disa vitesh në pritje, drejtuesi politik i PS për Kavajën, Erion Veliaj, përcolli një tjetër mesazh lidhur me protestat për vdekjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha. Ai pohoi se sot kishte vizituar familjen Rasha për ngushëllim, teksa shprehu vlerësime për familjarët e të ndjerit.
“Sot kam patur një ditë reflektimi, teksa kalova pak kohë me babain fisnik të Klodian Rashës dhe familjen e tij dinjitoze, të cilët më dhanë një mesazh: Se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm. Ka një kohë për shi, ka edhe një kohë për diell; ka një kohë për t’u rrëzuar, ka edhe një kohë për t’u ngritur; ka një kohë për të prishur, ka edhe një kohë për të ndërtuar.
Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë! Nuk shkon ta prishim, as ta shkatërrojmë. Nxjerrja e dufit justifikohet deri në njëfarë mase. Por, kur politika hyn në mes drejtësia prishet, prishen parimet dhe harmonia në komunitet. Politizimi dhe përdorimi i dhunës për kauza politike nuk shkon. Ka kuptim për sa kohë kërkohet drejtësi dhe drejtësi do të ketë! Por, nuk ka mirëkuptim nëse dikush fut hundët e partisë në zemëratën legjitime që mund të kenë njerëzit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.
Gjatë këtyre tre ditëve, protestuesit kanë shkaktuar shumë dëme në qytetin e Tiranës, duke shkatërruar semaforët, stacionet e autobusëve, shtyllat e ndriçimit, stolat etj.
Nje dite do tju a cjerr masken ty erjon dhe gazetar"gledit
PërgjigjuTi erjon je vegel e vulizmit vegel e nje "gazetari" kriminel
PërgjigjuTi erjon je nje vegel e bulizmit e nje "gazetari "kriminel
PërgjigjuTi erjon je nje vegrl e bulizmit vegel e nje "gazetari"kriminel
PërgjigjuPo Veliaj edhe bodigardi I tij nuk hajn gjob per mos mbajte te maskes? Apo VK nuk e jap ate asgje
PërgjigjuNuk eshte bodyguard mos na e fyej Ulusiun, por ske faj me mjekren si cjap ashtu duket
Me rradhe ngushellimet shko nje here te ai qe shtypi buldozieri te plerat pastaj te ky ktu o kryetar
Përgjigju