Në stinën e verës të gjithë shqetësohen për format trupore, por më të alarmuarat janë femrat.

Të gjitha duan të duken bukur dhe të tonifikuara dhe për ju po sjellim një ushtrim që do tju mundësojë krahë të tonifikuara që do ti kenë zili të gjitha.

Ekspertët e fizioterapisë sjellin një ushtrim super të thjeshtë në kushte shtëpie që do tju mundësoje krahë të tonifikuar si divat e hollivudit.

Për ushtrimin, ju nevojitet një karrige ose divan.

Vendosni duart në sipërfaqen e karriges që gjendet prapa jush, dhe merrni pozicionin sikur jeni ulur në karrige.

Më pas ngadalë ulunini duke përthyer bërrylat dhe kthehuni në pozicionin fillestar.

Gjithashtu rekomandohet të merrni frymë gjatë kohës kur uleni dhe ta nxirrni frymën kur ngriheni.

Ushtrimin përsëriteni për disa minuta dhe rezultati do të jetë i mrekullueshëm.

krah

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com