FOTO-VIDEO/Dëbora bllokon Qarkun e Dibrës në pranverë,situatë alarmante

Është përkeqësuar edhe më tepër situata nga moti i keq në vend. Qarku i Dibrës është bllokuar këtë fund marsi nga reshjet masive të dëborës. Ndonëse po mbyllim muajin e parë të pranverës, moti vazhdon të jetë si në dimër, ku trashësia e dëborës arrin deri në 40 centimetra në Dibër.

Reshjet e shumta të dëborës kanë rënë gjatë gjithë natës, duke bllokuar shumë zona. Report Tv ju sjell më poshtë video nga qyteti i Peshkopisë, i cili ka veshur i gjithi petkun e bardhë të dëborës.

Situata nga dëbora në qarkun e Dibrës
Reshjet e dëborës të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar problemet e para në qarkun e Dibrës. Në Peshkopi trashësia e dëborës shkon në 30 centimetra ndërsa në zonat malore si Lura, Kala e Dodës, Selishtë etj, në 50 centimetra. Edhe në Bulqizë dëbora arrin në 35 centimetra, ndërsa në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh etj në 55 centimetra.

Rrugët kryesore të disa njësive administrative janë të pakalueshme ndërsa bashkitë kanë nisur drejt tyre borëpasteuese. Aksi nacional Qaf Bualli - Peshkopi në disa segmente ka probleme, mjetet janë gjetur të papërgatitura dhe kanë përfunduar në kanal, pasi nuk kanë pasur zinxhirë. Në Dibër e Bulqizë reshjet e dëborës vazhdojnë të bien me intensitet të lartë. Në Bashkitë Mat e Klos, problem janë njësitë Xibër e Macukull.

Situata është e tillë edhe në Qarkun e Kukësit, ku dëbora ka zbardhur gjithë vendin, deri në qytet, duke bllokuar zonat e thella malore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike