TIRANË - Ashtu si e gjithë Shqipëria edhe kryeqyteti i vendit, Tirana sot është përballur me kushte të vështira meteorologjike të cilat kanë sjellë mjaft probleme në disa zona të cilat janë përmbytur.
Në disa zona të kryeqytetit kanë nisur problematikat që në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, lumi i Lanës dhe ai i Tiranës dolën nga shtrati dhe çuan në përmbytjen e disa banesave, kryesisht të zonave pranë bregut të lumit.
Zona e Babrroit por edhe ajo e Pallatit me Shigjeta janë dy zonat më të prekura nga prania e ujit ku dalja e lumit të Lanës nga shtrati shkaktoi probleme. Në total në Tiranë, 200 banorë janë evakuuar nga banesat e tyre, vecanërisht nga barakat e familjeve rome që janë ngritur pranë Bregut të Lumit në urën e Babrroit, ndërkohë që disa banesa të cilat ishin pranë rrjedhës së lumit janë shembur.
Përmbytjet e shkaktuara sollën dhe një mobilizim të forcave të punës në bashkinë e Tiranës, të cilat kanë qenë prezente në zonat e prekura, në mënyrë që ti vihej në ndihmë banorëve, por edhe të mbaheshin nën kontroll kanalizimet e shkarkimit të ujërave.
Përmes disa fotove dhe videove, Shqiptarja.com ju sjell situatën sot në Tiranë

Ora 21.30 Mbrëmja e gjen Don Boskon nën ujë
Zona e Don Boskos në Tiranë vijon të jetë e mbuluar nga uji edhe në këto orë të darkës. Reshjet e rëna pothuajse gjatë gjithë ditës, kanë përmbytur rrugët e kësaj zone, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ora 18:20 Pastrohet rruga drejt Mulletit, nis qarkullimi i automjeteve
Problemet e shkaktuara në zonën e Mulletit janë eleminuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili bën të ditur se, pas bllokimit për reth 30 minuta rruga Tiranë Elbasan, si pasojë e rrëzimit të disa pishave, u c’bllokua.
Kjo u arrit pas ndërhyrjes së Firmës kontraktuale duke bërë që rruga të pastrohet dhe të rikthehet qarkullimi normal i automjeteve.
Ora 17:00 Ministri Haxhinasto në Mullet: Devijuam trafikun, do rikthejmë normalitetin
Ministri i Tranportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka vizituar një nga zonat e përmbytura në Mullet të Tiranës. Ai tha se në këtë zonë ka patur përmbytje, duke theksuar se për këtë rrugë, është bërë një devijim i përkohshëm, si dhe është duke u punuar intensivisht në mënyrë që të rikthehet normalizimi i trafikut.
Ministri Haxhinasto i bëri edhe një apel ndaj medias dhe drejtuesve të automjeteve.
“Jemi duke monitoruar ngushtësisht situatën, por i kërkoj edhe medias me dashamirësi që të jetë sa më realiste në paraqitjen e situates” tha Haxhinasto.
Ora 16:50 Ja gjendja ne disa nga akset rrugore ne Tiranë
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj në vendin Ura e lumit Derje është dëmtuar mbrojtja prej betoni. Si rezultat është gërryer trupi i rrugës në një gjatësi prej 115 ml. Për këtë problem është ngritur grupi i punës me përfaqesues të Drejtorisë dhe të firmës që mbulon këtë kontratë.
Është çuar një ekskavator për të bërë devijimin e lumit, në mënyrë që të mos godasë trupin e rrugës, kjo si zgjidhje provizore. Gjithashtu inxhinieri topograf i firmës ka bërë rilevimin, për të marrë masat për një zgjidhje përfundimtare.
Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.
Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena + Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht. Në gadishmëri janë 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtore.
Në aksin Sauk – TEG – Ibë - Elbasan, në segmentin Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.
Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Tek nënkalimi i Mulletit rruga është devijuar në aksin e vjetër, si pasojë e pranisë së ujit në këtë vend.
Ora 15:30 Rruga “Shaban Bardhoshi” në Kombinat ka prezencë të madhe uji në oborre dhe në banesa.
Në Lundër tek Arshiva e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore, janë dërguar 2 fadroma nga SHPFA, për të punuar për eleminimin e përmbytjeve.
Ora 12:15 Përmbytje tek "Don Bosko"
Zona e "Don Boskos" në kryeqytet vijon të jetë ndër lagjet më problematike sa i përket përmbytjeve. Uji ka dalë në sipërfaqe të rrugës si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese.
Madje edhe ujërat e kanalizimeve kanë dalë mbi rrugë si pasojë e prurjeve të mëdha të reshjeve të shiut.
Uji ka mbuluar rrugët dhe për ata pak qytetarë që kanë dalë për shkak të punës, për të marrë fëmijët nga shkolla, apo nevoja të tjera, është e pamundur të kalohet nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Në këto kushte, banorët e lagjes kanë zgjedhur mënyra provizore duke vendosur dërrasa si "urë kalimi".

Prej vitesh rrugët, bizneset dhe banesat në lagjen "Don Bosko" në kryeqytet, shumë pranë Laprakës, përmbyten si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese dhe daljes në sipërfaqe të ujërave të zeza.
Ora 12:00 Ministria e Brendshme: Evakuohen 25 familje në Babrru
Në Babrru, janë evakuar 25 familje pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet e lumit. Në njësinë administrative Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.
Aktualisht në qytetin e Tiranës është rritur niveli i Lumit të Lanës.
Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.
Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë - Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.
Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.
Në rrugën ‘’Don Bosko’’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.
Ora 11:45 Prençi: Lana në prurjet maksimale
Shefi i Shtabit të Emergjencave Shemsi Prençi thotë për Shqiptarja.com se Lumi i Lanës është në prurjet maksimale dhe ka dalë nga shtrati në zonën e Brrylit pranë maternitetit të ri si dhe në zonën e Unazës së Re pranë Pallatit me Shigjeta.
Prençi thekson se në Tiranë ka prezencë uji në disa banesa por pa probleme dhe janë evakuuar 2 familje.
Ndërkohë Lumi i Tiranës po shkakton gërryerje çka merr me vete inerte dhe shkakton probleme në zonat përreth
Ora 11:30 Videolajm/ Zjarrfikësit në terren, tërheqin ujin nga banesa e përmbytur
Një banesë tek Bulevardi "Bajram Curri" u pushtua nga uji si pasojë e disnivelit të banesës me lumin e Lanës. Uji ka hyrë në brendësi të shtëpisë që ndodhet në katin e parë të pallatit dhe në të cilën banojnë dy persona. Ata janë evakuuar për arsye sigurie, ndërsa forcat zjarrfikëse të cilat ndodhen në terren dhe në gjendje gatishmëri për 48 orët e ardhshme, kanë mundur të nxjerrin ujin nga banesa. Përmes përdorimit të gjeneratorit dhe pompës uji është tërhequr nga shtëpia.
Ora 11:15 Videolajm/ Uji pushton këpucarinë tek "Lulishte 1 Maji"
Ky dyqan këpucarie buzë rrugës është përmbytur si pasojë e shirave intensivë në kryeqytet. Këpucaria ndodhet pranë "Lulishtes 1 Maji", ndërsa uji ka pushtuar dyqanin.
/Shqiptarja.com

Bashkia Tiranë 48 orë nëgatishmëri, ja numrat për emergjenca