Një prej monedhave më të vlefshme të botës, është vjedhur gjatë ditë së djeshme nga muzeu "Bode", në Berlin.
 
Monedha e vjedhur, ishte e punuar në ar dhe peshonte plot 100 kilogramë ndërkohë që vlera e saj llogaritet të jetë disa miliona dollarë.
 
Zëdhënësi i policisë Stefen Petersen, ka deklaruar se hajdutët kanë hyrë në muze përmes dritares në orën 3:30 të mëngjesit, e pasi kanë arritur të marrin monedhën janë larguar përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje.
 
Ndërkohë muzeu është shprehur se monedha mbate rekordin "Guinness" për pastërtinë e arit të përdorur në prodhimin e saj dhe se nëse ajo do të shitej në bazë të peshës së saj, vlera e saj arrinte në 4.5 milionë dollarë.
 
Monedha e vjedhur, në njërën anë të saj mbante portretin e Mbretëreshës Elizbet II dhe në anën tjetër një gjethe panje.

monedha e arit
(Monedha e vjedhur nga muzeu)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com