Ambasada Amerikane ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të SPAK me zyrtarë të lartë të drejtësisë në SHBA. Dumani sipas ambasadës së SHBA, ka zhvilluar takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.
Sipas ambasadës amerikane, grupi do të vijojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).
‘Pjesëtarë të ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA dhe zyrtarët e SPAK-ut vazhduan takimet në Uashington, DC. Kreu i SPAK Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.
Dumani gjithashtu u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O'Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Yuri Kim. Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).’- njofton Ambasada e SHBA.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga mbyllja e bazave ushtarake të SHBA në rajon te kompensimi i dëmeve, Irani vendos gjashtë kushte për t'i dhënë fund luftës
22 Mars, 11:08
-
Irani vendos 6 kushte për t'i dhënë fund luftës! Trump paralajmëron: 48 orë afat për Hormuzin, përndryshe sulme ndaj centraleve elektrike
22 Mars, 07:35
-
Drejtoi hetimin për ndërhyrje ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, 'shuhet' ish-shefi i FBI Robert Mueller! Reagon Trump: Jam i lumtur që vdiq
21 Mars, 20:04
-
Lidhja e mundshme me trafikun e drogës, Presidenti i Kolumbisë merret në pyetje nga prokurorët federalë të SHBA-së
21 Mars, 19:19
-
Presidenti i Iranit tregon 2 kushtet për t’i dhënë fund luftës: Ndalja e sulmeve nga SHBA-të e Izraeli dhe garanci për mos-përsëritjen e veprimeve agresive
21 Mars, 18:47
-
Ilir Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ish-Presidenti ofron edhe garanci pasurore
21 Mars, 17:49
-
Irani paralajmëron: Nëse SHBA-të pushtojnë ishullin Kharg, do të ndalojmë qarkullimin e anijeve në Detin e Kuq
21 Mars, 16:59
-
Sorensen pas takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit: Ramë dakord për hapat e mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi
21 Mars, 15:52
-
Raketat iraniane shënjestrojnë bazën ushtarake anglo-amerikane në Diego Garcias! Ja pse Irani po synon këtë vend kyç për SHBA-në
21 Mars, 13:49
-
Politologu amerikan-iranian: Përgatitjet e SHBA-së për luftën në Iran duken të dobëta! Tani Trump ka mbetur pa aleatë dhe po sulmon Europën
21 Mars, 08:31
-
Lufta/ Irani sulmon me raketa qytetet izraelite të Aradit dhe Dimonës, plagosen dhjetëra persona! Vendet e G7 kundër Teheranit: Ndalni sulmet ndaj civilëve!
21 Mars, 07:22
-
Administrata Trump padit Universitetin e Harvardit: Dështoi të mbronte studentët hebrenj
20 Mars, 22:42