Persona që vjedhin portofola, por jo vetëm, kemi dëgjuar plot, por hajdutë që e vjedhin dhe më pas shkojnë në polici dhe e dorëzojnë  atë që morën, besoj se ky është rasti i parë që dëgjoni.

Ngjarja ka ndodhur në  qytetin Nuneatonb të Warwickshire, në Angli, ku një 19- vjeçar ka habitur të gjithë rajonin e policisë, kur u paraqit duke thënë se kishte ardhur për të dorëzuar portofolin që kishte vjedhur.

Connor Dawes, nuk e ktheu portofolin sepse nuk kishte para, por sepse i përkiste një personi autik. Conner e ka kuptuar këtë në momentin që ka hapur portofolin dhe ka lexuar dokumentet që ishin brenda.

Ai ka dalë para gjykatës për vjedhjen e portofolit dhe dënimi që ka marrë është disa javë punë tek qendra e shërbimeve sociale.

Dawes ka kërkuar falje për veprimin e tij, dhe tha se ndjehet i turpëruar.

hajduti

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com