FOTO/Zbulohet personi i dyshuar
për vrasjen e Oliver Ivanoviç

FOTO/Zbulohet personi i dyshuar<br />për vrasjen e Oliver Ivanoviç<br>
Vrasja e Oliver Ivanoviçit mund të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçiçit, i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë. Kështu thonë mediat kosovare, në lidhje me hetimet rreth vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”.

Sipas burimeve, vrasësi i Ivanovicit ka qëlluar disa herë mbi të, ndërsa makina e tij “Opel”, me të cilën është larguar dhe më pas është gjetur e djegur, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Milan Radojçicit dhe të grupit të tij. Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanovicit, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, kanë qenë në zyrën e Milanit. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanoviç kishte deklaruar se personi që e vrau Oliverin ka marrë urdhër nga Milan Radojçici dhe grupi i tij.

Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur ishte bërë zyrtare kandidatura e Oliver Ivanovicit për kryetar të Mitrovicës Veriore, Milan Radojçiç kishte deklaruar se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë. Kjo, pasi Ivanovici pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirën e serbëve të Kosovës. Më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanovici kishte deklaruar se situata në veri të Kosovës ishte përkeqësuar.

“Situata ka ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nga serbët, të cilët  qarkullojne automjete Jeep-a pa targa”, kishte thënë ai. Ivanovic kishte paralajmëruar edhe mundësinë e tensionimit të situatës në Mitrovicën e Veriut. Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuric, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovës, e kishte akuzuar Oliver Ivanoviçin se “ka bashkëpunim me autoritetet e sigurisë së Kosovës”./lexo.al/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE