Zelensky në Tiranë me masa të jashtëzakonshme sigurie! Më shumë se 30 makina eskortë, snajperistë në tarraca! Blindohet hoteli ‘Marriot’ ku qëndroi

Tirane- Volodymyr Zelenskyy, Presidenti që lufton prej 2 vjetësh kundër agresionit rus ndaj vendit të tij, zbriti për herë të parë në tokën shqiptare për të bashkëdrejtuar me kryeministrin Rama samitin e organizuar në Tiranë për Ukrainën. Siç pritej, masat kanë qenë në nivele në nivele të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë e presidentit që udhëheq luftën që po motivon botën demokratike, ndaj agresorit më të egër të ditëve tona, Putinit.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës përpiluan një plan të jashtëzakonshëm masash, i cili nisi zbatimin që në momentin e hyrjes në hapësirën ajrore shqiptare të avionit komercial “Airbus A310”, me të cilin Zelenskyy zbriti paqtë mbrëmjen e 27 shkurtit 2024, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, aty ku gjithçka ishte marrë në dorëzim të policisë dhe shërbimit sekret. Policia e Shtetit angazhoi elitën e sigurisë së vendit, RENEA-n dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë.

Presidenti ukrainas, pasi u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani u nis drejt Tiranës me një eskortë që nuk ishte parë ndonjëherë në vendin tonë.

Më shumë se 30 automjete dhe motomjete të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës ishin në dispozicion të ruajtjes së Volodymyr Zelenskyt, deri në akomodimin në hotel “Marriot”, brenda zonës së takimeve të samitit të Ukrainë - Europa Juglindore të 28 shkurtit.

Paraditen e sotme edhe pse jo më shumë se 300 metër distancë nga Kryeministria, drejt zyrës së Ramës Zelensky u shoqërua sërish nga forca të shumta të sigurisë, në një eskortë të njëjtë si ajo e rrugëtimit nga Rinasi drejt kryeqytetit.

Të njëjtin itinerar eskorta e Presidentit e kreu 4 herë, nga hoteli në Kryeministri, hotel dhe Pallat të Kongreseve.

Specialitetet shqiptare, presidenti Zelenskyy vendosi t’i provojë në një restorant me emër në vend, pranë Kryeministrisë, edhe këtu në masa të rrepta sigurie. Ushqimi përveçse i zgjedhur, më shumë mundësi i është nënshtruar një kontrolli për të shmangur çdo rrezik potencial.

Në mesin e agjentëve të sigurisë, bashkë me ato shqiptare ishin edhe të gardës ukrainase, të cilat zbarkuan në Tiranë enkas për takimin. Roli i tyre ruajtja nga afër e presidentit ukrainas.

Agjentë të Shërbimit Informativ të Shtetit ishin të shpërndarë në të gjithë zonën. Ndërsa në tarracat e institucioneve më të rëndësishme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte e dislokuar RENEA, me snajperistët më të mirë, të cilët vëzhguan nga lart gjithçka bashkë me Gardën e Republikës. 

E gjithë zona e samitit u bllokua. Nga sheshi “Nënë Tereza” deri pranë Piramidës dhe në të gjitha rrugët lidhëse të ish-Bllokut dhe Rrugës së Elbasanit, askush nuk u lejua të hynte.

Të gjithë punonjësit e medias dhe anëtarët e delegacioneve që hynë dhe dolën brenda rrezes së samitit, të akredituar për samitin, u kontrolluan deri në detaje, për të shmangur çdo situatë.

Tirana këtë të mërkurë, 28 shkurt  ishte e qetë në trafik. Qytetarët e mirëpritën samitin e Ukrainës dhe pjesa më e madhe e tyre zgjodhën lëvizjen në këmbë. Por, policia rrugore ishte aty për të drejtuar të gjithë.

Njëlloj siç erdhi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u përcoll drejt Rinasit me të njëjtat masa të jashtëzakonshme të sigurisë, nga hoteli deri në Rinas përmes pjesës perëndimore të unazës së madhe të kryeqytetit. Presidenti ukrainas largua nga toka shqiptare në orën 20:30 minuta të mbrëmjes së 28 shkurtit 2024. 

Foto: Snajperistë në tarracë, 28 shkurt 2024. Presidenti Zelensky në Tiranë ku organizohet samiti per Ukrainen
 

Raportoi gazetari: Sokol Dema

 


Lajmi kryesor:

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky kërkon bashkëprodhim të municioneve me Shqipërinë e Ballkanin! Rama: S'duhet ta lëmë të humbasë (FOTO - VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja