ReportTv siguron ekskluzivisht momentin kur i riu 22-vjecari Klevis Alla bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia më 27 Prill 2020. Report Tv siguroi foton ku me pranga në duar, i riu tregon me gisht vendin ku në kanal ishin hedhur tre kallashnikovët në Arapaj.

Pas kësaj dëshmie kanë ndërprerë kërkimet polumbarët dhe forcat speciale të cilat kanë nxjerrë nga aty tre kallashnikovët. Aktualisht armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore ndërsa ato dyshohet se janë armë të përdorura edhe në atentatin ndaj Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit.

Ndërsa arritja tek të dyshuarit përfshi Allën dhe Ndocin erdhi pasi në vendngjarjen u gjetën mbetje të copëve të xhamit me mbishkrimin "Toyo..." të cilat i përkisnin mjetit ku sipas Allës ka udhëtuar ai dhe Ndoci.

Burime për ReportTv bënë me dije se Klevis Alla ka bashkëpunuar me policinë duke hedhur dritë edhe për disa ngjarje kriminale ndërsa po punohet për të faktuar deklarimet e tij edhe me prova, si në rastin e përfshirjes së bashkëpunëtorëve të Allës në grabitjen e Rinasit. Pas kësaj dëshmie ai dhe familja e tij janë marrë në mbrojtjen e shtetit deri në përfundim të këtij hetimit.

Dy ditë më parë gjykata e Durrësit caktoi ndaj Altin Ndocit dhe Klevis Allës masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes kryer bashkëpunim me paramendim, ndërsa pritet që pjesë e këtij hetimi të bëhet edhe SPAK.

Por këtë version avokati i Ndocit e mohon duke thënë se jo vetëm nuk është ekzekutor por Ndoci i ka pasur shokë dhe ka marrë pjesë edhe në mort. Sipas policisë e cila në konferencë për media raportoi për kapjen e autorëve të dyshuar pista e këtyre ekzekutimeve ishte prishja e pazareve të drogës.
1588588328_klevisalla.jpg

Klevis Alla duke treguar me gisht vendin ku fshehën armët pas krimit 

Armët e krimit që dy te rinjte perdoren ne vrasjet ne Durres

1588585415_ndoci.jpg

Altin Ndoci ( Në mes ) dhe 4 viktimat në Durrës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Profil i të riut vrasës që tregoi shokët, i apasionuar pas makinave: Jeto si do ti, nuk mund t'i pëlqesh gjithkujt (FOTO)

Klevis Alla është një nga autorët e vrasjeve në Durrës të 4 të rinjve, që pranoi që të bashkëpunonte me policinë pas arrestimit duke treguar shokun, fshehjen e armëve dhe ngjarje të tjera kriminale. Report Tv siguroi foton ekskluzive të momentit, kur Alla me pranga në duar tregon vendin se ku kishin fshehur armët në Arapaj të Durrësit pas krimit.

Ndërkohë që nga një vëzhgim në faqen e tij në rrjetet sociale, ai shfaqet i apasionuar pas makinave dhe jetës së luksit. Në postimet e tij nuk mungojnë thëniet e ndryshme, mes të cilave "Jeto si do ti, nuk mund t'i pëlqesh gjithkujt". 22-vjeçari nga Durrësi u identifikua nga tabulatet, gjurmët dhe njollat e gjakut te makina tip 'Toyota' më pas përballë hetuesve duke treguar grupin dhe krimet.  


Nje nga postimet e 22-vjeçarit Klevis Alla