Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është njëherazi edhe e deleguara e Partisë Socialiste në Kamëz ka publikuar një fotogaleri në faqen e saj në Facebook që tregojnë kopshtet e rindërtuara në këtë bashki pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

"Kush e mendonte, para disa vitesh, se kopshtet më të bukur në Shqipëri do të ndërtoheshin në Kamëz dhe në Paskuqan?! Gëzuar fëmijë! Ju duam shumë", shkruan në postimi.

Një prej kopshteve të publikuara nga Spiropali është inspektuar më parë edhe nga Kryeministri Rama. Bëhet fjalë për kopshtin “Niko Hoxha” që pritet të hap dyert për 200 fëmijë, në qendër të lagjes së re ku do të ndërtohet edhe shkolla, qendra shëndetësore etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Rindërtimi i kopshtit në Paskuqan, Rama: Ka rilindur pas shembjes nga tërmeti të karakatinës së vjetër

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga kopshti  i rindërtuar i “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

“Mirëmëngjes dhe me kopshtin e ri “Lidhja e Prizrenit”, në Paskuqan, që ka rilindur pas shembjes nga tërmeti të karakatinës së të vjetrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në facebook teksa poston fotot nga kopshti.