Fotografi artistike, ekspozohen
martesat shqiptaro-serbe

Fotografi artistike, ekspozohen<br />martesat shqiptaro-serbe
Ekspozita fotografike e çelur në "House of arts", e kuruar nga Elona Xhepa ekspozon vajzat dhe gratë shqiptare që duan të krijojnë familje, ndërsa ata janë meshkuj serb që kërkojnë një bashkëshorte për t'u kujdesur për familjen në fshatrat e Serbisë së Jugut, ku femrat janë gjithmonë e më të pakta në numër.

Kuratorja thotë se projekti i mbështetur nga "Soros" ka synuar të flas mbi realitetin e këtij fenomeni. Martesat dhe krijimi familjeve mes meshkujve serb dhe femrave shqiptare kryesisht nga veriu, ekziston prej pesë vitesh. Ato mundësohen nga agjenci apo edhe njohje mes të afërmish.

Fotografitë tregojnë se këta individë edhe pse me gjuhë, kulturat dhe tradita të ndryshme, apo edhe besime te ndryshme arrijnë të krijojnë familje normale. Kjo ekspozitë është realizuar si fryt i bashkëpunimit të fotografes serbe Katerian Gajic dhe kuratores Elona Xhepa.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve