“Çmenduritë” që njerzit bëjnë gjatë jetës së tyre janë të shumta, por shpesh herë veprimet e tyre i kalojnë edhe kufinjtë, duke shkuar drejt një vdekjeje pothuajse të sigurt.
 
Në disa fotografi të publikuara në britaniken “Daily Mail”, shfaqen një grup adoleshentësh të cilët duket se kanë tejkaluar çdo frikë të mundshme dhe padyshim që mund të quhen kokëkrisur, pasi janë duke notur në mes të 400 peshkaqenëve në një prej plazheve të Australisë.

“Nuk i kam parë kurrë që tu afrohen aq shumë njerëzve, ishte diçka mahnitëse. Të shikoje peshkaqenët që notonin krah për krah me njerëzit, është diçka e rrallë dhe shumë e bukur”, është shprehur Sean Scott, fotografi i cili  realizoi fotot.

[gallery]23052[/gallery]