Fotografi tronditëse të ish-gruas të Schearzeneggerit, nuk njihet më! Ndryshimi drastik në pamje

Fotografi tronditëse të ish-gruas të Schearzeneggerit, nuk njihet më! Ndryshimi drastik në pamje

Maria Shriver

Gazetarja dhe ish-bashkëshortja e Arnold Schwarzenegger ka bërë një transformim drastik ndër vite. Maria Shriver, 66 vjeçe, lindi në Chicago, Illinois në një familje që “u detyrua të shërbente”, thuhet sipas faqes së saj të internetit. Babai i saj ishte Robert Sargent Shriver, drejtori themelues i Korpusit të Paqes, ndërsa nëna e saj, Eunice Kennedy Shriver, filloi Olimpiadën Speciale.

Shriver u ndikua gjithashtu nga xhaxhai i saj, ish-presidenti John F. Kennedy, dhe xhaxhallarët e saj Bobby dhe Teddy Kennedy, të cilët shërbyen në Senatin e ShBA-së.

“Unë kam qenë gjithmonë e rrethuar nga njerëz të jashtëzakonshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Ndonjëherë ka qenë sfiduese. Por më shpesh ka qenë motivuese”, shkruan Shriver në faqen e saj të internetit.

Ajo u diplomua në Universitetin Georgetoën në vitin 1977 dhe u bë personi i parë në familjen e saj që ndoqi gazetarinë mes traditës së hyrjes në politikë. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo u përpoq të bënte një ndryshim dhe përfundimisht fitoi një çmim “Peabody” për raportimin e saj të vitit 1998 mbi reformën e mirëqenies.

Maria dhe ylli i filmit Arnold SchWarzenegger u martuan në vitin 1986. Ata u takuan në turneun e tenisit Robert F Kennedy në 1977 dhe filluan të takoheshin menjëherë pas kësaj.

Çifti pati fëmijën e tyre të parë, Katherine, në dhjetor 1989.

Ata mirëpritën vajzën e tyre të dytë, Christina, në korrik 1991 përpara se të kishin djalin Patrick në shtator 1993 dhe Christopher në shtator 1997. Katherine tani është e martuar me yllin e Marvel, Chris Pratt.

Mjerisht, martesa e tyre e frytshme mori fund në vitin 2011. Shriver bëri kërkesë për divorc pasi zbuloi se Schëarzenegger kishte një lidhje me shërbëtoren e tij, Mildred Baena, në 1996. Afera rezultoi në lindjen e Josep Baena. Shriver dyshoi se Schëarzenegger ishte babai i fëmijës së Baenas dhe u përball me të në një seancë terapie, ku ai pranoi lidhjen jashtëmartesore.

Divorci i keq nuk u finalizua për gati një dekadë. Në dhjetor të vitit 2021, çifti më në fund arriti në një marrëveshje dhe ranë dakord të ndajnë në mënyrë të barabartë 400 milionë dollarët e tyre, raportoi tabloidi Page Six./The Sun

Maria Shriver
 

 

 

 

1/2
S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cabj: 26/08/2022 23:38

    Ene mona keshtu do dukej pa 300 mije evrot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama në bashkinë e Tiranës, në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit! E propozoi kryebashkiaku Veliaj

Rama në bashkinë e Tiranës, në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit! E propozoi kryebashkiaku Veliaj