Fotografi turk paraqet dy anët e ndryshme të botës (FOTO)

Fotografi turk paraqet dy anët e ndryshme të botës (FOTO)

Foto nga Ugur Gallenkus

Artisti turk Ugur Gallenkus portretizon dy anë të ndryshme të botës në një imazh të vetëm.

Ai sjell në vëmendje gjendjen aktuale të botës dhe I bashkon me gjendjen që duhet të ishte.

Foto demonstrojnë klimën politike dhe hendeqet ekonomike.

Ugur jeton në Stamboll, është 29 vjeç dhe hobi i tij janë montazhet digjitale.

Ai ka thënë se do të kontaktojë me njerëzit e vendeve të zhvilluara, ti takojë dhe tu thotë se sa me fat janë që kanë një botë të veçantë për veten e tyre.

Njerëzit  në këtë botë  përballen me të gjitha llojet e vështirësive në jetë.

 “Unë përdor foto të luftës të njohura në mbarë botën për ta bërë më të veçantë këtë kolazh dhe më pas i postoj ato në rrjetet sociale. Mendoj se mesazhi im mund të kuptohet qartë nëpërmjet fotove dhe marr reagime nga më të ndryshme nga njerëz në të gjtithë botën”, është shprehur artisti turk.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë