Një fotografi e publikuar në internet ku tregohet një gjarpër piton, i cili ka ngrënë një vakt në madhësinë e një njeriu, ka ngjallur debat.
Fotografia është publikuar dhe në rrjete të tjera sociale dhe është hapur diskutimi nëse është reale apo jo. Disa sugjerime janë se gjarpri piton është fotografuar në Azi, disa të tjerë thonë në Afrikë, kurse të tjerë në Amerikë.
Përveç faktit se është e dyshimtë vendi ku është fotografuar pitoni, konsensusi i përgjithshëm është se ushqimi i gjarprit ishte një njeri. Një website tjetër pretendon se fotografia është shkrepur në Indi dhe gjarpri ka gëlltitur një pijanec që flinte në rrugë.

Disa aludime të tjera janë se gjarpri ndodhet në Afrikën e Jugut dhe ka gëlltitur një grua.
Por, një pjesë tjetër mendon se fotografia është e rreme dhe asgjë që thuhet nuk është e vërtetë. Megjithatë, përpos këtyre diskutimeve, pitoni është një nga krijesat më vdekjeprurëse në botë.
Ndërkohë, muajin e kaluar në Florida të SHBA-së, një gjarpër kishte gëlltitur dy mace.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com