Fotografia e rrallë e Kadaresë:
ja si ka qenë bebe 10-muajsh

Fotografia e rrallë e Kadaresë:<br />ja si ka qenë bebe 10-muajsh
TIRANE- Disa shenja thelbësore të karakterit duket se janë të lindura. Një foto që botohet për herë të parë e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, kur ka qenë në moshën 10-muajshe, nuk do ta kundërshtonte dot këtë tezë. Kjo foto rrëfen qartë temperamentin interesant të bebes Kadare, ku ka dalë me të motrën Kadrie Kadare e cila është dy vjeç.

Një shikues i vëmendshëm nuk mund të anashkalojë edhe disa elemente biografike. Familja Kadare duket se ka pasur një mirëqenie relativisht të mirë, duke iu referuar gjendjes ekonomike të vitit 1936 në Shqipëri, vit kur ka lindur shkrimtari. Shkrimtari në librat e tij ka shkruar se më e pasur ka qenë familja e dajave të tij, megjithatë fëmijët e Kadareve janë veshur bukur për mundësitë e kohës. Ismail Kadare bebe është veshur me një kostum fëmijësh që duhet të jetë i markave të njohura europiane të asaj kohe, dhe po ashtu e motra duket e veshur me një fustan të kushtueshëm.

Ndërsa për sa i përket karakterit, pamja e bebes Ismail Kadare flet për një fëmijë shumë të zhdërvjellët. Ndërkohë dora e shtrënguar fort tregon edhe për cilësitë e një fëmije pak nevrik. Nuk diskutohet që sytë e bebes Kadare shprehin shumë entuziazëm dhe zgjuarsi dhe megjithëse është vetëm 10-muajsh ka një siguri dhe vetëbesim në mënyrën sesi rri dhe komunikon me ata që duhet të kenë qenë pranë tij. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë