Fotografia e vrasjes së ambasadorit
rus fiton çmimin “World Press Photo”

Fotografia e vrasjes së ambasadorit<br />rus fiton çmimin “World Press Photo”
Fotografia e vrasësit të ambasadorit rus në Turqi ka fituar çmimin e parë të konkursit prestigjioz “World Press Photo”.
 
Fotografia është realizuar nga fotoreporteri i agjencisë së “Associated Press”, Burhan Ozbilic, më 19 dhjetor, vetëm pak sekonda pasi polici Mevlut Mert Altinta, qëlloi mbi ambasadorin e Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, duke i shkaktuar vdekjen.
 
Ishte një vendim i vështirë, shumë i vështirë, por në fund, ne kishim ndenjën se imazhi i vitit ishte një imazh shpërthyes që dëshmon vërtet urrejtjen e kohës sonë”, është shprehur Mary F. Calvert, anëtar i jurisë.
 
Vetëm disa orë pas publikimit të fotografisë në internet, ajo është parë më shumë se 18-të milion herë.
 
“Duhet të bëja punën time. Si gazetar, nuk mund të largohem për të shpëtuar lëkurën time”, është shprehur Burhan Ozbilic, i cili shtoi se kjo fotografi përshkruan një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Turqisë.
 
Më shumë se 5 mijë fotografë kanë konkurruar në këtë konkurs, ku jurisë i është dashur të zgjedh mes 80 mijë imazhesh. Ndërkohë janë shpërndarë 45 çmime për tetë kategori të ndryshme.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi