Një shkrim që i takon korrikut të vitit 1985, kur Dhimitër Shuteriqi ishte 70 vjeç. Shënimet mbi fotografinë që ia dergoi fotografit Petrit Kumi...
11 vjet më parë, me 22 korrik 2003, u nda nga jeta shkrimtari dhe studiuesi i njohur Dhimitër Shuteriqi. Mes pasioneve të tij, qe edhe fotografia, një gjini të cilën, edhe pse nuk e ushtronte, siç duket nga një shënim që ka lënë në arkivat e tij, e njihte mirë. Zonja e tij Mynever Shuteriqi, gjithnjë pasionante dhe e palodhur për ta nxjerrë në dritë punën dhe dijet e të shoqit, në këtë përvjetor të trishtë për të, na e ofron për gazetën këtë shkrim të veçantë së bashku me historinë e hedhjes së tij në letër.
“Në korrik të vitit 1985, Dhimitri kishte 70-vjetorin e lindjes, përvjetor që ishte bërë i njohur publikisht”, thotë zonja Shuteriqi, ndërsa shton: “Me këtë rast fotografi i njohur Z. Petrit Kumi erdhi në shtëpi dhe i bëri një numër fotografish të arrira në studion e tij. Mbaj mend që atë kohë midis tyre u bë një bisedë për rolin dhe funksionin e fotografisë dhe të vetë fotografit. Kur u ndanë, Z. Kumi, i kërkoi Dhimitrit që mundësisht në ndonjë rast t’ia jepte të shkruar atë ç’ka kishin biseduar.
Shumë vjet më vonë, pas ikjes së Dhimitrit, Z. Kumi më dërgoi dorëshkrimin e tij për fotografinë (që ju sot e keni) të datës 11 dhjetor 1985, që Dhimitri i kish dërguar, duke më kërkuar t’ia deshifroja”. Zbardhur sipas origjinalit këtë dorëshkrim të Shuteriqit mbi fotografinë e sjellim të plotë si më poshtë.
/Shqiptarja.com