BRITANI E MADHE - Të vdekurit e "Titanikut" janë varrosur thjesht duke u hedhur në det. Gazeta "Mirror" ka botuar sot një foto që publikohet për herë të parë, në të cilën tregohen trupat e bërë pirg mbi bordin e një anijeje dhe dy burra tek hedhin trupat në det, duke dëshmuar sesa larg është kjo pamje nga ideja se varrimi duhet bërë me dinjitet. Trupat janë të disave prej viktimave, që pluskuan mbi ujë pasi u mbytën. 

Për disa prej viktimave të "Titanikut", trupat e të cilëve deti i nxorri në sipërfaqe u morën mbi bordin e një anijeje ku u mbajt një funeral masiv para se ata të varroseshin në det. Fotoja tronditëse që iu fsheh publikut është marrë vetëm një ditë pas aksidentit që ndodhi në 15 prill 1912, kur anija u përplas me një aisberg e si pasojë vdiqën 1 522 persona.

Kapiteni i asaj anijeje, Rev Hindi, që drejton ceremoninë e varrimit në foto, duket sesi ka hedhur një vështrim solemn mbi pirgjet e kufomave.

Fotografia tashmë është vendosur që të dalë në ankand me një çmim fillestar prej  5 000 stërlinash.

titanik
(Fotografia e rrallë, marrë një ditë pas mbytjes së "Titanikut"; ceremonia e hedhjes së trupave në det)

Redaksia online                               
(ar.sh/shqiptarja.com)