‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova

Gazetari Fatos Mahmutaj i ftuar në Report Tv foli edhe për plagosjen e tij gjatë protestës së 21 janarit. Duke komentuar dosjen e Suel çelës dhe lidhjet e tij me gazetarët, Fatos Mahmutaj tregon edhe nga eksperienca e tij personale se si u ka thënë stop manipulimeve, sidomos rastit të 21 janarit që bëri shumë bujë dhe e gjithë ‘makineria’ shtetërorë me në krye Berishën u përpoqën ta manipulojnë si ngjarje.

Mahmutaj tregoi momentin kur kishte shkuar të bënte ekspertizën e dorës pasi u plagos me plumb dhe thotë në emisionin ‘Studio Live’ se iu bë shantazh nga sheshi i Mjekësisë Ligjore. Por, ai tregon edhe si reagoi, duke marrë në telefon zv.prokurorin e Tiranës në sy të shefit të Mjekësisë Ligjore, i cili po i thonte se “je plagosur nga afër, je plagosur me çadër” në përpjekje për të manipuluar ngjarjen.

“Tentativat për të manipuluar ishin me atë lloj shantazhin e parë, nëse e ha presonin atëherë duhet të ngremë vlerën e pagesës etj. Unë që në fillim fare i bëra ballë dhe i thash ‘stop’. Nuk lejova që askush të manipulonte çështjen time. Që në fillim kur shefi i mjekësisë ligjore më tha a je goditur nga afër nga protestuesit, i thash nuk kam ardhur këtu për të më sqaruar t’i këtë. Nxora telefonin në zyrën e tij dhe mora zv.prokurorin e Tiranës në telefon dhe i thash jam në këtë institucion dhe po më bën presion të tillë. I thash erdha për të bërë ekspertizë, jam plagosur apo jo me plumb dhe po më thotë të kanë qëlluar nga afër, me thikë, me çadër, me çekiç, ca gjëra që s’ka lidhje fare me këto gjëra që jam thirrur. Telefoni ishte me zë të lartë dhe prokurori më tha eja bëj kallëzim penal. Pra, që në këtë moment i ndërpreva të gjitha rrugët. Nuk i lejova asnjë lloj hapësire, qoftë për të negociuar, korruptuar apo pranuar shantazhin. Pastaj, për 21 janarin kam pasur shantazhe që nga momenti i plagosjes ato janë publike”, tha Mahmutaj në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme