Fotoja e saj solli shumë kritika/ Jonida Maliqi 'detyrohet' ta fshijë: Ju kërkoj ndjesë, s'e mendova gjatë

Fotoja e saj solli shumë kritika/ Jonida Maliqi 'detyrohet' ta fshijë: Ju kërkoj ndjesë, s'e mendova gjatë

Jonida Maliqi ka fshirë foton e saj teksa shfaqej në krah me dy majmun të lidhur me zinxhirë. Ajo ka kërkuar ndjesë për një foto të tillë, për të cilën thotë se e ka publikuar pa e menduar dy herë dhe shumë gjatë që ajo foto do të kishte shumë reagime.

“Kane ardhur ne adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve. Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj. Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt.

Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije! Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton!

Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe. Faleminderit per mirekuptimin!”-shkruan Jonida.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë