Një foto e një prej personave të përfshirë në njërin prej atentateve të së hënës është bërë molla e sherrit për politikën shqiptare duke ngritur akuza nga njëra palë drejt tjetrës.

Në foto duket, Pajtim Serjani i cili u plagos në atentatin te Rruga Kavajës, ndërsa në sfond dallohet selia e Partisë Socialiste.

Sipas Partisë Demokratike Pajtim Serjani është shok me Emiljano Shullazin, i cili po të njëjtën mbrëmje i shpëtoi një atentati, dhe po sipas kësaj force politike ata mbrohen nga Partia Socialiste.

pajtim serjani ne ps
(Në Foto: I plagosuri Pajtim Serjani, te selia e Partisë Socialiste)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)