VIDEO/Treni përplas kamionçinën dhe e hedh poshtë urës, tre të plagosur

Trenat në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë aksidente edhe pse lëvizin me shpejtësi minimale. Edhe sot, treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një kamionçinë në Milot.

Automjeti i ka prerë rrugën trenit dhe pasi është goditur nga ky i fundit ka përfunduar poshtë urës, duke shkaktuar tre të plagosur. Personat udhëtonin me kamionçinën. Ata janë transportuar me urgjencë për në spital ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  



Informacioni paraprak i policisë: 
Më datë 10.04.2018, rreth orës 08:30 , te Salla Operative është bërë njoftim se tek Shinat e trenit në Pllanë - Lezhë, treni është përplas me një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes Shkodër - Vorë, është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten.

Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit , edhe 2 shtetas të tjerë. Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makinisti: 10/04/2018 10:24

    ....epo te te shtype edhe treni ketu ne Shqiperi qe ecen me 20Km/h, turp i zotit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë