Stafi në spitalin Al-Shifa po lufton për t'i mbajtur të porsalindurit gjallë dhe ngrohtë pasi furnizimet me oksigjen kanë mbaruar dhe atyre iu desh t'i zhvendosnin foshnjat nga inkubatorët në një pjesë tjetër të spitalit.
Sipas drejtorit të spitalit po ashtu ato po mbështillen me fletë metalike dhe po vendosen pranë ujit të nxehtë në përpjekje për t'i mbajtur ata gjallë në kushte "katastrofike".
“Nuk ka më ujë, ushqim, qumësht për fëmijët dhe foshnjat… situata në spital është katastrofike”, tha drejtori i qendrës mjekësore, Dr. Muhammad Abu Salmiya, për CNN të hënën.
Ditët e fundit, 15 pacientë kanë vdekur në Al-Shifa, mes tyre gjashtë të porsalindur, për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe mungesës së furnizimeve mjekësore, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr shifrat e saj nga territori i kontrolluar nga Hamasi.
Dr. Medhat Abbas, drejtori i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, i tha CNN se stafi mjekësor në Al-Shifa mbajti në jetë katër foshnja pasi nënat e tyre humbën jetën teksa kryenin prerje cezariane.
“Tani ata duhet t'ia dalin pa nënat e tyre dhe pa energji elektrike… A mund ta imagjinoni këtë? Kur këto foshnje lindin para kohe, për të mbajtur jetën e tyre duhet të kenë të njëjtën temperaturë si nëna e tyre. Kjo temperaturë mund të ofrohet vetëm në inkubatorët, të cilët ngrohen siç duhet”, tha Abbas me lot në sy.
Po ashtu, mjeku paralajmëroi se situata vetëm do të përkeqësohet me afrimin e dimrit.
Lajmi kryesor: