Fotolajm/ 'Banditi' i Berishës në
grevë, mori shpërblim për 21 janarin

Fotolajm/ 'Banditi' i Berishës në<br />grevë, mori shpërblim për 21 janarin
TIRANE - Greva e të larguarve nga puna që ka nisur që prej ditës së djeshme si dhe mbështetja që ka ardhur nga opozita është komentuar edhe rrjetet sociale. Gazetari Artan Hoxha, ka risjellë në vëmendje të opozitës se akuzat e hedhura në drejtim të policisë për grevën e të larguarve nga puna, janë në fakt akuza ndaj personave që deri dje vetë ish-kryeministri Sali Berisha i mbronte në protestën e 21 janarit 2011, ku mbetën të vdekur 4 persona.
 
Sipas Hoxhës, i njëjti polic është akuzuar në grevën e djeshme për ‘bandit’ nga Berisha, ndërsa po i njëjti ka qenë në krye të detyrës në protestën e 21 janarit, ku është shpërblyer sipas tij me dy rroga.
 
Për t’i rikujtuar ish-kryeministrit Berisha, i njëjti ‘bandit’ ka qenë në mesin e policëve në mbrojtje të kryeministrisë në 21 janar 2011.

Më poshtë komenti në Facebook i gazetarit Artan Hoxha:

“5 policë dhe badiguard të Edvin Kristaq Ramës kanë rrethuar kryetaren e grevës, znj. Nervila Qafzezi dhe po i rrëmbejnë, pas çadrës, edhe batanijet. Grevistët qendrojnë të pamposhtur në vendosmërinë e tyre,” shkruan ish- kryeministri Berisha në statusin e vet në Facebook… 

Sa për kujtesë, po publikoj dy foto, (te e para) duket shefi i komisariatit nr. 1 duke penguar një greviste të opozitës së djathtë të vendosë batanijet para Piramidës, me pretendimin se nuk ka marrë leje nga policia. 

(Te e dyta) nëse e mbani mend, është e vetmja skuadër e policisë që qëndroi për 3 orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke i rezistuar sulmit me gurë dhe shkopinj të protestuesve të opozitës së majtë më 21 janar 2011. 

Kjo skuadër e FNSH-së, nëse ende i mbani mend pamjet, drejtohej nga një polic shumë i gjatë, i cili u akuzua nga opozita e asaj kohe për dhunën e pashembullt të ushtruar ndaj opozitarëve të majtë… 

Në fakt në të dy fotot është protagonist i njëjti polic, unë nuk e njoh personalisht, por e kam fiksuar për shkak të fizikut të tij dhe mënyrës se si rezistoi i vetëm dhe pa mbështetje nga askush më 21 janar 2011… 

I njëjti polic, për qendrimin e mbajtur më 21 janar 2011 ndaj protestuesve të opozitës së majtë, u shpërblye me dy rroga, u gradua dhe u rrit në detyrë nga ish- kryeministri Berisha, sot ai denoncohet nga i njëjti ish- kryeminister si badiguard i Edvin Kristaq Ramës, që po dhunon një protestuese të djathtë… Nga interesimi që bëra tek kolegët e mi, që merren përditë me policinë e Tiranës, më thanë se quhet Laerton… 

Për aq sa e njoh unë policinë, ky polic ka bërë detyrën më 21 janar 2011 dhe po ben detyren me 21 maj 2014, pavarësisht se kush eshte eprori i tij (më 21 janar 2011 ka qenë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha) apo kryeministri i tij (Sali Berisha në atë kohë dhe Edi Rama sot) dhe se kush proteston përballë tij (Lulzim Basha, shefi i opozitës sot dhe Edi Rama, shefi i opozitës dje)…”
 komenton Hoxha.

postimi i Artan Hoxha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç