Ish-kryeministri, Sali Berisha përpiqet vazhdimisht të tërheqë vëmendje me postimet e tij në Facebook, madje shpeshherë edhe duke mos thënë të vërtetën.

I tillë është edhe rasti më i fundit, ku ka publikuar në foto që sipas tij është e kryeministrit, Edi Rama, por që në fakt nuk është.

“Fotografi dixhital fotografon kryelumturor Edvin Kristaq Ramën duke bërë pazar në Stamboll me çantë të personalizuar Edi Rama”, shkruan Berisha.
 
Edhe komentuesit i vënë në pah këtë gabim Berishës, por më kot, ai ka marrë gati 1 mijë “like” dhe atë të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

berisha
*Statusi dhe fotoja e publikuar nga Berisha

canta

Në fakt, personi në foto është një nga pjesëmarrësit në ekspozitën e hapur nga Edi Rama në Stamboll pasi çanta prej kartoni është shpërndarë pikërisht në këtë eveniment.


Reaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)