Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së enjtes në kryqëzimin pranë Piramidës. Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar kaos në qarkullim, duke bllokuar trafikun për disa minuta.
Ajo që bie në sy është prania e punonjësve të policisë rrugore, të cilët orientojnë drejtuesit e automjeteve në kryqëzim.
Por mesa duket sinjalizimet e tyre dhe semafori nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e dy makinave që janë përplasur. Moment i aksidentit është fotografuar nga gazetari Artur Nura.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com