FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit

FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit

'Arrestimi' i Donald Trump

Një ditë pasi ish Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump paralajmëroi se do e arrestonin, një seri fotosh të tij duke u marrë me dhunë nga autoritetet bënë xhiron e rrjetit. Në fakt, fotot janë bërë me Inteligjencën Artificiale, ose siç njihet ndryshe IA. Të montuara mjeshtërisht, mijëra njerëz menduan se Trump me të vërtetë u arrestua. Fotot duken mjaft realiste çka bëri që të shpërndaheshin frikshëm në rrjet. Më pas, gjithçka u kthye në humor, siç zakonisht në mediat e huaja apo në internet shpesh herë ish Presidenti i SHBA-ve është protagonist.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Donald Trump u bëri thirrje republikanëve të ngriheshin në protesta masive pasi pritej që ta arrestonin. Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet javën e ardhshme në lidhje me hetimin e bërë nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

U arrestua nga SPAK/ Pasuria e Vangjush Dakos nga pallati 11 kate deklaruar 72 mln lekë tek 25 apartamente e garazhe, karriera, fuqia elektorale dhe goditja nga SHBA

U arrestua nga SPAK/ Pasuria e Vangjush Dakos nga pallati 11 kate deklaruar 72 mln lekë tek 25 apartamente e garazhe, karriera, fuqia elektorale dhe goditja nga SHBA